LOVE STORY 2 / 4 fronistë, 2 vajza dhe 2 djem njihuni me protagonisët - Tv Klan

Ka nisur sot rrugëtimin . Prezantuesja e këtij spektakli , që në nisje ka treguar risitë që do të jenë në këtë sezon.
Këtë vit nuk do të jetë një, por 4 fronistë, të cilët do të përpiqen që të gjejnë dashurinë. Ky program do të jetë pa skenar dhe Vejsiu premtoi se do të ketë surpriza dhe të rinjtë do të gjejnë dashurinë në bazë të ndjenjave të tyre.
Njihuni me dy fronistet e Love Story 2, një kriminaliste dhe një stjuardesë në kërkim të dashurisë Daniela Shima dhe Dea Vieri
Vijnë nga Gjermania dhe Belgjika, dy fronistët që do kërkojnë dashurinë në Love Story 2 Kristi Aliaj dhe Xhoni Pojani
Ju prezantojmë me protagonistët djem të këtij sezoni:
Albion Zhegrova: Unë quhem Albion Zhegrova. Vij nga Prishtina. Pasioni im është modelingu që merrem prej disa vitesh dhe në “Love Story kam ardhur për një eksperiencë të re dhe po ashtu pse jo të gjej dashurinë në televizion që më duket shumë interesante.
Algert Beraj: Un jam Algert Beraj, një djalë nga Tropoja që lufton për ëndrrat e tij. Përsa i përket karakterit tim mund të them se kam një karakter të fortë dhe sfidat nuk më trembin.
Andi Ahmeti: Unë jam Andi Ahmeti vij nga Saranda dhe jam i angazhuar në turizëm si menaxher i hotelit të familjes. Më pëlqen noti dhe zhytja. Arsyeja pse që gjendem në “Love Story” është për t’i provuar vetes se edhe unë kam ndjenja dashurie.
Bajron Laro: Quhem Bajron, vij nga Italia, kam studiuar marrëdhënie ndërkombëtare dhe politikë në Firenze. Pasioni im është fotografia. Arsyeja pse ndodhem në “Love Story” është për të gjetur të kundërtën time tërheqëse.
Eni Tare: Unë jam Eni Tare. Pasionet e mia janë aktivitetet fizike, sportive dhe modeling. Arma ime e fortë është sinqeriteti dhe buzëqeshja. Më pëlqen që të sfidoj veten dhe mendoj se “Love Story” do të jetë sfida më e bukur e jetës time.
Ermir Zeneli: Jam Ermir Zeneli. Kam studiuar 8 vite për koreografi. E dashuroj artin dhe të bukurën. Jam person shumë i qetë, besnik dhe e di mirë se çfarë dua.
Franko Marashi: Jam Frank Marashi. Prej disa vitesh menaxhoj një biznes familjar. Pasionet e mia janë sporti dhe muzika. Dua të jem pjesë e këtij programi për të përjetuar emocione të veçanta.
Met Xhani: Unë jam Met Xhani vij nga Kavaja. Ushtroj profesionin si bodigard. Me mua në kast vajzat do të jenë në duart të sigurta.
Rei: Quhem Rei. Vij nga Tirana. Prej vitesh luaj basketboll. Në “Love Story” kam ardhur për të gjetur dashurinë dhe për të kaluar një eksperiencë sa më të bukur.
Serxhani: Quhem Serxhan, vij nga Stambolli. Prej disa vitesh jetoj në Tiranë. Pasioni im më i madh është modeling. Kma ardhur në “Love Story” për një eksperiencë të re dhe për të gjetur sevdanë e jetës.
Viljen Pjetri: Jam Viljen Pjetri, vij nga Lezha. Pasioni im është aktrimi. Po vij në “Love Story” për një eksperiencë televizive dhe pse jo për të gjetur dashurinë që nuk e kam gjetur akoma.
Ju prezantojmë me protagonistet vajza të këtij sezoni:
Klaudia Bajrami: Quhem Klaudia dhe jetoj në Firenze me motrën. Jam në “Love Story” sepse jam një person shumë romantik.
Kleona Tela: Jam Kleona Tela, 23 vjeç nga Tirana. Kam mbaruar studimet për shkenca politike dhe aktualisht punoj online në një OJHF ku kam marrë në menaxhim një projekt për të drejtat e fëmijëve.
Kristina Kallashi: Jam Kristina, 23 vjeç. Profesioni im është fizioterapiste, të cilin e kam kthyer dhe në biznes. Aty ku ka love, aty është Kristina.
Liljana Halili: Unë jam Liljana Halili. Profesionalisht ekonomiste. Dashuria është koncepti im jetësor.
Ori Zefi: Unë quhem Ori Zefi dhe jetoj në Tiranë. Pasioni im më i madh në jetë është moda. Më pëlqen të sfidoj veten, por më shumë se një sfidë jam në “Love Story” për të gjetur dashurinë.
Selma Bakalli: Quhem, Selma Bakalli, vij nga qyteti i Durrësit. Profesioni im është këngëtare, kam dëshirë të përjetoj dy emocione të veçanta: të zbuloj misteret dhe surpriza qëd o të më sjelli kjo eksperiencë e këtij formati televiziv.
Xheni Shaska: Quhem Xheni Shaska. Jam diplomuar për sociologji. Pasioni im është modelingu. Në “Love Story” kam ardhur sepse princi ka nevojë për një princeshë, e cila jam unë.
Anxhela Kishta: Unë jam Anxhela Kishta. Vazhdoj shkollën për veterinari dhe për momentin po përmirësoj pasionin tim për estetikën.
Ardiola Hyso: Emri im është Anxhela Hyso dhe vij nga qyteti më i bukur në botë, Gjirokastra. Një ndër pasionet e mia është aktrimi dhe më pëlqen që ta gjej dashurinë në televizion.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on ALthe for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Komente: 366

  • Stefania Collari
    Stefania Collari

    Me pelqen perzgjedhja e personazheve ❤️ suksese ⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐

  • Fatime Imeri
    Fatime Imeri

    Alketa 💖jeni si gjithmonë. Ich mag dich ..Respekt...pershendetje nga Gjermania

  • Samanta Mucollari
    Samanta Mucollari

    E vetmja gje qe me ka emocionuar dhe qe nuk pash skenar, ishte ai momenti asaj vajzës qe i tha sekretin Xhonit ne min

  • Luljeta Mecani
    Luljeta Mecani

    Bravi nje edukat e nje kultur e mrekullueshme nga te gjithe complimenti, eshte me te vertet per tu pare, me e bukra eshte Alketa me ate zerin dhe eleganzen e saj te ben per vete, komplimenti Alketa

  • Patrick
    Patrick

    Tgjith e dim qe perputhen eshte skenar 100% po prap telenovelat e olses ia marrin ne kthese pordheve te veres e alketes .😅🤣🤣🤣🤣

  • Manuela Murataj
    Manuela Murataj

    Love your program ,go Bana King 👑 🍌

  • Albanian Girl2
    Albanian Girl2

    Defentivisht Alketa ska konkurenc ne shpejtsin e te folurit 🤪✌

  • Sidorela Kola
    Sidorela Kola

    Me pare emigrantet i gjenin nuset neper dasma ne gusht, tani "i gjejne" ne tv 😂😂

  • Dori Nosi
    Dori Nosi

    Franko ka aplikuar dhe tek Perputhen, “ shih perputhen on tour ne Lezhe apo Laç me duket”. Hehe. Besoj eshte me i gezuar qe ka zgjedhur love story se tek perputhen edukata e vajzave ne sybet.

  • Xhejni Shani
    Xhejni Shani

    Keto kane ardhur ne Love Story pse joo te gjejne dhe dashurine, gjene e fundit qe mendojne 🤣

  • Xhejni Shani
    Xhejni Shani

    Me ty o Alketa dhe frymen qe marrin e kane te paramenduar ata 😄

  • human verification
    human verification

    Pasi jemi vjelur nga skenaret e Olses Le te shijojme pak Skenaret e Veres dhe Alketes

  • Neritan Dritan
    Neritan Dritan

    Format i dështuar në plotë kuptimin e fjalës! Alketa nuk jep më emocion në prezantim ,ka ardhur koha të largohesh e dashur! Çdo gjë në jetë është një cikël! Ka fillim, ka një kulëm por ka edhe një fund!

  • Albanian Beauties
    Albanian Beauties

    Ca ishte ky palacollek qe sapo pashe 😮 Pse ne televizionet shqiptare nuk mund te kete dicka reale dhe ne te njejten kohe edukuese. Por o do kete skandale o do kete kto skenare te shtirura

  • HIRAETH SERENITY
    HIRAETH SERENITY

    Ben muuuuuuuuu qe i kane mesuar permendesh. Shume formal si spektakel. Duhet te jete me spontan qe te eci

  • Drita Celaj
    Drita Celaj

    Wooo Alketa speechless si gjithmone Kjo Love story shume rich me mire se bachelor USA Dhe Australia...Shume lux Albania

  • Sorry Baba
    Sorry Baba

    Xhoni djal shum i lezecshem dhe pozitiv. te uroj suksese e fat ne rrugtimin tend Xhoni.

  • LoTT Marku
    LoTT Marku

    Shyqyr na knaqen me Kto emisionen!! sa per jeten e shqiptarve mozamakeq ske qa thu tjeter.

  • sonila xhelo
    sonila xhelo

    Ky program duhet te jet me i thjesht ...qe tek prezantusja te vishet me e thjesht ..nuk eshte festival ..mendimi im !

  • Jose Tranquelo
    Jose Tranquelo

    Ibret me shume vonese! skenat e Vera Grabockes komplet fallco! Nuk ka konkurrence big brother! Arbana qendron shume me lart !